Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Goli? Të rëndësishme 3 pikët”, Bajrami: Jo deklarata bombastike për titullin

Shkruar nga NEWSPORT
“Goli? Të rëndësishme 3 pikët”, Bajrami: Jo
Melos Bajrami

Mbrojtësi i Vllaznisë, Melos Bajrami u përzgjodh “Lojtari i ndeshjes” në duelin mes shkodranëve dhe Egnatias. Ai vulosi golin e suksesit në pjesën e dytë për vendasit, duke i dhënë 3 pikë kuqebluve: “Natyrisht besim të kthehet kur jep gola dhe të ndihmon ekipin.

E rëndësishme që fiton ekipin. I lumtur që shënova dhe vulosa fitoren. Ndeshjet do i marrim njëra pas tjertës. E ardhma është diçka  e re. Natyrisht unë mundohem të jem në rregull me Stojanovic apo Gjini. Secili ka kualitete e veta. Shpresojë të vazhdojmë kështu, hap pas hapi. Unë me 3 mbrojtës kam luajtur edhe të Skënderbeu para disa sezonesh.

Më përshtatet edhe loja me 4. Skemat e trajnerit do i përshtatemi si ekip. Nuk do shkojmë këtë sezon me deklarata bombastik për titullin. Më e rëndësishme është 3 pikëshi. Në mbrojtje ka munguar përqendrimi në ndeshjet e Europës, por në këtë duel e kemi gjetur veten shumë mirë”.    

Poll

Lexo gjithashtu