Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të mërkurën skuadrat zbresin në fushë, “luftë” në javën e parafundit të Superiores (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Të mërkurën skuadrat zbresin në fushë,
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Abissnet Superiore do të luajë ditën e mërkurë ndeshjet e javës së 35-të të kampionatit. Takime mjaft interesante dhe shumë delikate janë në program. Një “luftë” e fortë sportive do të bëhet mes ekipeve që kërkojnë “Final – Four” dhe të shmangin “Play-Out”.

Të 6 sfidat do të luhen në orën 16:00. Kështu Dinama do të presë Egnatian. 3 pikë të rëndësishme për “Blutë” për të qenë në top-4, ndërsa për rrogozhinasit për të “blinduar” vendin e parë në klasifikim.

Një sfidë delikate do të luhet mes Erzenit dhe Teutës. Shijakasit kanë rënë në Kategorinë e Parë, teksa fitorja do t’i bënte shumë punë durrsakëve që kërkojnë të shmangin “Play-Out”-in. Në “Air Albania” do të luhet Klasikaj e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Ndërkohë në “Kukës Arena” skuadra e Partizanit do të kërkojë triumfin ndaj vendasve për të shpresuar te vendi i dytë në klasifikim. Sfida e fundit do të jetë përballja mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë. Kurbiansit tentojnë të shmangin “Play-Out’, ndërsa korçaerët duan 3 pkët për “Final – Four”.

Të mërkurën skuadrat zbresin në fushë,
Ndeshjet e javës së 35-të te Superiores


 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga