Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Te goli i Vorës kishte faull”, Dobi i ‘trembur’ nga sulmuesi kundërshtar: Ruzgis 2 metra, normal që të fut...

Shkruar nga NEWSPORT
“Te goli i Vorës kishte faull”, Dobi i ‘trembur’
Enkeleid Dobi

Teuta ka triumfuar përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Enkeleid Dobi.

“Emocionet janë pjesë e jetës dhe lojës, sa më pak t’i kemi. E merituam fitoren, përveç situatës në fund. Kur e pamë në video, është faull dhe faull, s’do koment. Mund ta vrisnim ndeshjen me goli ne dytë, por s’jemi cinikë para porte, na mungon. Mundohemi, çunave s’i vendos faj, por duhet të jenë më të saktë në disa momente. Këtu kemi mosmirëkuptim mes lojtarëve. Rrjedh edhe nga situtata pasi jemi ekip i ri. Sot debutoi një tjetër lojtar i ri te ne, si Eugens. I dimë vlerat tona, mangësitë, por duhet të punojmë akoma dhe të jemi ekip me stabilitet dhe vazhdimësi. Futemi në presion në disa raste.

Kundërtshtari të vendos në vështirësi. Pas humbjes me Partizanin ky ishte reagimi më i mirë për ekipin. Duhet të reagosh dhe e bëmë. S’kemi kontroll tek të gjitha gjërat, por duhet të reagojmë ne, se si jeta dhe futbolli na vendosin në vështirësi. Dihet që edhe Vora na analizon, ndeshja e 3-të që luajmë. Edhe ata punojnë, trajneri me sezonin e dytë, lojtarët janë. E dimë, kemi mundësi akoma më shumë. Na mungon maturia dhe zgjedhjet e duhura në 20 metrat e fundit. Sepse kur bëjmë analizën pas ndeshjes e shohim që ekipi ka të gjitha që kërkohen, por në 20 metrat e fundit ka mangësi. Fitorja është fitore. Më bëhet qejfi për Kotobellin. Si kapiten futet pas disa ndeshjesh dhe tregon karakter. Ky ekip ka dinjitet, të ecim në këtë rrugë. Meritë për gjithë ekipin sepse kemi mungesat tona, unë s’ankohem sepse janë pjesë e lojës. Mënyra si reagoi ekipi, ka meritat më të mira.

S’mund të them që kemi probleme teknike. Ne krijuam më shumë raste për gol. I vetmi rast për Vorën ishte në minutën e fundit shtesë, mos ta harrojmë këtë gjë. Ndonjëherë ekipi është duke fituar 1-0 dhe duhet menaxhim. S’është as çështje besimi, ekipi kundërshtar s’ka çfarë humbet, futi Ruzgis dhe vetvetiu tërhiqesh. Kur ke një Ruzgis 2 metra normal që të fut në vështirësi, edhe në lojën në ajër. Sot morëm pikët ne, por ka akoma raunde. Të vazhdojmë kështu që të hedhim knock-out kundërshtarin”, tha Dobi.

Poll

Lexo gjithashtu