Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë sy e veshë nga “beteja” e Shkodrës, Brdaric “kopsit” formacionin dhe Veselinovic ka një dilemë

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë sy e veshë nga “beteja” e Shkodrës,
Partizani - Vllaznia

Të gjithë tifozët mbrëmjen e sotme do të jenë sy e veshë nga Shkodran. Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia dhe Partizanin, duke filluar që në orën 19:30.

Një “betejë” e vërtetë mës dy ekipeve që do të luftojmë mes tyre për kreun e klasifikimit. “Demat” vijnë si kryesues dhe udhëheqin me 16 pikë, ndërsa shkodranët i ndjekin me 2 pikë nga pas dhe synojnë rikthimin te fitorja për t’iu rimarrë kreun.

Thomas Brdaric dhe Aleksandër Veselinovic prej ditësh kanë stërvitur ekipet intensivisht dhe tashmë të dy timonierët kanë në kohën e tyre formacionet me të cilën do të luajnë këtë “beteje”. Në fakt trajneri i shkodranëve ka gati 11-shen, ndërsa i kryeqytetasve ka në dilemë për repartin e mbrojtjes nëse duhet të luajë me Bytyçin apo Buxhelajn.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Qarri, Gurishta, Stojanovic, Juric, Jago, Qato, Krymi, Sala, Mala, Delaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric

Partizani: Hoxha, Hadroj, Sembene, Preka, Bytyçi (Buxhelaj), Mehmeti, Ismajli, Rrapaj, Cara, Zeka, Mba. Trajner: Aleksander Veselinovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga