
FSHF ka bërë ndarjen e tribunave për tifozët për finalen e 26 majit. Rrogozhinasit kanë mësuar kështu se në cilat tribuna do të vendosen.
Menjëherë “Ultras Egnatia” kanë bërë një postim, ku kërkojnë që sa më shumë tifozë të jenë të pranishëm në “Air Aalbania” në mbështetje të skuadërs së tyre. Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, teksa janë vetëm 90 minuta larg titullit të parë kampionë.
E në të tilla ndeshje mbështetja e ultrasve nuk do të mungojë, teksa mungesat sipas ‘Ultras Egnatia” nuk do të justifikohen.
“Me date 26 maj te gjithe drejt Tiranes i fundit qe niset nga Rrogozhina eshte i lutur te fiki driten ????
Mungesat nuk pranohen ⛔️
Te gjithe bashke per Egnatian Kampione!
Te gjithe bashke per endrren e madhe
Egnatia ???? jone!”, thuhet në postimin e tifozëve.
Kujtojmë se finalja e “Final – Four” do të luhet më 26 maj në “Air Albania”. Partizani – Egnatia do të sfidohen për titulin kampionë “kokë më kokë” duke nisur që nga ora 19:00.