Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjitha ndeshjet në një ditë dhe në të njëjtën orë, zbulohet axhenda e javës së 34-të

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjitha ndeshjet në një ditë dhe në të
Abissnet Superiore

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit mbylli javën e 33-të, teksa tashmë e gjithë vëmendja e skuadrave është kthyer te java e ardhshme. Kështu ndeshjet që janë të vlefshme për javën e 34-të do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

10 ekipet do të zbresin në fushë ditën e shtunë në orën 16:00. Duele mjaft të rëndësishme janë në program, ku ekipe si Laçi, Erzeni dhe teuta do të luftojnë për t’iu larguar “Play-Out”, ndërsa Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana përplasin “brirët” për një vend në “Final – Four”.

Erzeni do të presë Kukësin, me shijakasit që kanë shansin e fundit për të shpresuar te mbijetesa, teksa humbja do të zyrtarizonte rënien e tyre. Tirana që kërkon një vend në “Final – Four” do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Laçin, me kurbinasit që kërkojnë të shmangin “Play-Out”.

Interesante do të jetë edhe ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut që do të luhet në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kërkojnë 3 pikët për vendin e dytë në klasifikim, ndërsa korçarët për të “blinduar” një vend në “Final – Four”.

Teuta nga krahu tjetër do të presë në shtëpi Egnatian, me durrsakët që do të luajnë për “jetë a vdekje” për 3 pikët që do t’i mbanin larg zonës së “Play-Out”, teksa “luftë” do të jete sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos që do të luhet në “Loro Boriçi”.

Të gjitha ndeshjet në një ditë dhe në të
Ndeshjet e javes se 34 te Superiores

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga