
Arsen Lleshi
Te Elbasani vënë “duart” në kokë, pasi një nga titullarët e ekipet është dëmtuar. Nga analizat e kryera deri më tani dyshohet se Arsen Lleshi ka këputur ligamentin.
Në këtë mënyrë lojtari humbet ndeshjet e mbetura, duke mbyllur kështu para kohe këtë sezon, pasi një dëmtim i tillë kërkon disa muaj rikuperim. Ky do të jetë një “hall” i madh për Ivan Gvozdenovic, i cili nuk mund të llogaritë shërbimet e një prej liderëve të skuadrës në pjesën më delikate dhe të rëndësishme të sezonit.
Në këtë sezon ka arritur të shënojë 7 gola vendimtar për Elbasanin, duke qenë edhe golashënuesi e ekipit.
Poll