
Elbasani – Teuta është një nga duelet më interesante të javës së 5-të të Superiores. takim që do të luhet ditën e shtunë në “Elbasan Arena”, ora 19:00.
Një përballje që padiksutim vë përballë 2 ekipet e pamposhtur në këtë sezon. Vendasit kryesojnë me 10 pikë, ku kanë arritur të marrin 3 fitore dhe vetëm 1 barazim, ndërsa durrsakët kanë grumbulluar 6 pikë, 3 barazime dhe 1 fitore.
Të dyja ekipe kanë arritur të bëjnë mjaft mirë, ndërsa mbajnë kolonën e humbjeve në shifrënn 0. Por ekipi i Ivan Gvozdenovic është i “karikuar” në maksimum për një tjetër 3 pikësh, që do t’i konfirmonte sërish në krye të klasifikimit.
Në fakt Teuta për ta është “fatsjellëse”. Kjo pasi, verdheblutë ndaj “Djemve të Detit” nuk njohin asnjë humbje. Në 5 duelet e zhvilluara mes tyre në histori, Elbasani ka arritur të marrë 2 fitore në kampionat dhe 1 fitore në Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë 2 herë ekipet mes tyre janë ndarë në barazim. Verdheblutë kanë gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste, ndërsa durrsakët kanë shënuar vetëm 1 gol.