
Egnatia prej disa javësh zhvillon stërvitje intensive për pjesëmarrjen në Champions League, teksa ditën e djeshme arriti të fitojë 2-0 ndaj CSKA 1948. Një test i kaluar me sukses nga skuadra e Edlir Tetovës, që sjell njëkohësisht edhe optimisëm te futbollistët.
Por përveç kësaj, me kampionët mësohet se janë bashkuar edhe 2 futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për Kleo Allmuça, i cili është 19-vjeç dhe luan si mesfushor dhe vjen nga Tirana. Ndërkohë emri tjetër është Juri Tetova që vjen nga grupmoshat e Teutës.
Të 2 lojtarët e rinj janë vënë nën urdhrat e Tetovës, duke nisur kështu stërvitjen me kampionët. Allmuça si mesfushor dhe Tetova si mbrojtës, tregon se rrogozhinasit po mendojnë edhe për të ardhmen e skuadrës.