
Egnatia e mbyll këtë sezon të Superiores në vendin e parë, teksa fitorja me Dinamon i mban ata të parët në klasifikim. Por gjithsesi kjo nuk mjafton për titullin, pasi ekipi kampionë do të vendoset pas sfidave finale të “Final – Four”.
Megjithatë në Rrogozhinë kanë arsye për të festuar dhe motiv akoma më shumë për të luftuar deri në fund për titullin. Fitorja me Dinamon erdhi nga një autogol i shënuar nga Behiratche. Kaq ka mjaftuar që të “kopsitet” vendi i parë në klasifikim, i cili iu dedikua Raphale Dëamenas.
Por jo vetëm kaq, pasi triumfi ndaj “Bluve’ ka mbushur xhepat e lojtarëve. Sipas shtypit të shkruar mësohet se janë plot 10 mijë euro premio të dhënë për skuadrën. Premiot dhe shpërblimet do të ketë sërish për lojtarët dhe stafin nëse fitojnë titullin, gjë e cila motivon akoma më shumë protagonistët.