Egnatia i ka ndezur fuqishëm “motorët” në javët e fundit. Formë e mirë dhe ecuria pozitive i kanë ngjitur kampionët në fuqi të Superiore vetëm 1 pikë larg kreut, konkretisht ndaj Elbasanit, teksa kërkojnë titullin e 3-të radhazi.
Dueli i javës së 17-të për ekipin e Edlir Tetovës është ndaj Partizanit në “Arena Egnatia”. Në prag të këtij ballafaqimi, drejtori sportiv i rrogozhinasve Klejdi Zenelaj, ka bërë një “story” motivues për të tijtë me frazën:
“Herët a vonë të gjitha perandoritë rrënohen, është thjesht çështje kohe”. Në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit në elitën e futbollit shqiptar, Egnatia ka 4 fitore dhe 1 humbje, e përkthyer me 12 pikë nga 15 të mundshme, më shumë se kushdo.
Partizani pas 16 javësh në Superiore grumbullon 23 pikë, 3 pikë larg “Final 4” dhe 9 pikë distancë me kreun.
