Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Te Dinamo “fërkojnë duart”, kartonët dhe dëmtimet "përgjysmojnë" Elbasanin

Shkruar nga NEWSPORT
Te Dinamo “fërkojnë duart”, kartonët dhe
Elbasani

Elbasani – Dinamo është një nga duelet më interesante të javës së 3-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00 ditën e dielë.

Një duel shumë i luftuar pritet mes dy ekipeve që do të synojnë fitoren për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Për verdheblutë nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo pasi Ivan Gvozdenovic do të duhet ndoshta të bëjë llogaritë pa disa lojtarë. Fillimisht do të duhet të luajë pa kapitenin, Bruno Lulaj. Ky i fundit do të mungojë për shkak të kartonit të kuq që mori në duelin me Egnatian.

Ndërkohë mbajnë “pezull” formacionin edhe Sigitas Olberkis dhe Ze Gomes, të cilët kanë probleme fizike dhe gatishmëria e tyre ndaj dinamovitëve është në pikëpyetje. Gjithashtu në dyshim është edhe Roei Ben Shimon. Mjekët do të thonë fjalën e tyre për të 3 futbollistët dhe Gvozdenovic “kryqëzon gishtat” që të mund t’i ketë të gatshëm ndaj Dinamos së Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu