Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zi Kombëtare për ikjen e Fatos Nanos, shtyhen ndeshjet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Zi Kombëtare për ikjen e Fatos Nanos, shtyhen ndeshjet e Superiores,
Superiore - Kategoria e Pare

Fatos Nano ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Pas problemeve të vazhdueshme me mushkëritë, ish-kryeministri i Shqipërisë nuk ia doli të fitonte një nga betejat më të mëdha, duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë.

Ditën e nesërme do të mbahet ceremonia dhe homazhet shtetësore në nder të tij. Për këtë e diela është shpallur ditë zie kombëtare për të respektuar një nga figuar më të rëndësishme të politikës shqiptare dhe liderit historik të PS-së.

Në këto kushte “preket” edhe futbolli. Kështu asnjë ndeshje nuk do të zhvillohet ditën e nesërme, me sfidat që janë shtyrë për të hënën. Të gjitha ndeshjet e Superiores, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë që ishin parashikuar të zhvillohen ditën e nesërme do të luhen ditën e hënë, në po të njëjtat orare, ndërsa në të gjitha ndeshjet do të mbahe edhe 1 minutë heshtje në nderim të Nanos.

Zi Kombëtare për ikjen e Fatos Nanos, shtyhen ndeshjet e Superiores,
 

 

Poll

Lexo gjithashtu