Partizani
Partizani – Bylis është një nga duelet e javës së 14-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet ditën e mërkurë në “Arenën e Demave”, ora 16:30.
Të kuqtë do të synojnë fitoren në shtëpi për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes, me klubin që kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Për këtë kryeqytetasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat e këtij takimi.
Madje kanë zbuluar edhe çmimet e tyre. Bileta më e lirë është ajo e tribunës C3, e cila kushton 300 lekë, ndërsa në tribunat e tjera çmimet variojnë nga 500 deri në 3000 lekë.
View this post on Instagram
Poll
