Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të dënuar vetëm për 3 pikët, Elbasani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Bylisin

Shkruar nga NEWSPORT
Të dënuar vetëm për 3 pikët, Elbasani nxjerr në
Elbasani - Bylis

Elbasani është padiksutim një nga skuadrat e momentit në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic ka arritur të marrë pikë të rëndësishme në 5 javët e fundit, duke qëndrua rvetmë 1 pikë larg vendit të 4-të që mbahet nga Partizani, pozicion që të çon në Final – Four.

Kundërshtari i radhës për verdheblutë do të jetë ndaj Bylisit, duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30 në “Elbasan Arena”. Skuadra e Gvozdenovic do të luajë “all-in” ndaj ballshiotëve për të siguruar 3 pikë, ndërsa prej ditësh vazhdojnë stërvitje intensive.

Për ëktë përballje klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre të cilat variojnë nga 200 deri në 2000 lekë.

“Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Bylis.

Biletat mund ti tërhiqni pranë Elbasani Fan Shop ose në sportelin e stadiumit Elbasan Arena ????????”, shkruhet në postimin e verdhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga