
Kryeqyteti prej ditësh “gumëzhin” për shkak të finales së “Final – Four”. Partizani ndaj Egnatias do të synojë të shkruajë historinë në futbollin shqiptarë, teksa në “Air albania” do të tentojë titullin e dytë rresht.
Një ndeshje mjaft delikat dhe shumë e rëndësishme për kryeqytetasit, që dëshirojnë të mbajnë medaljet e kampionat edhe në këtë sezon. E sigurisht në sfida të tilla mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme, madje janë lojtari i 12-të për ekipin.
Klubi i kuq ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku u rikujtoj lojtarëve tribunat ku mund të pozicionohen. Ndër të tjera shkruan se vetëm së bashku mud t’ia dalin të fitojnë sërish titullin.
“Vetëm së bashku mund t’ia dalim . . .
Abissnet Superiore/ Finale
Sektorët e rezervuar për tifozerinë e kuqe
Partizani do të ketë në dispozicion Tribunat: N, Ë101, Ë102, Ë103
mund t’i gjeni online në ebileta.al
https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
në pikat e biletarive fizike pranë ???? stadiumit "Air Albania" dhe "Selman Stermasi”, thuhet në postim.