Partizani – Vora është një nga duelet e ditës së sotme që do të startojë në orën 13:30. Përballje e vlefshme kjo për javën e 19-të të Superiores dhe që do të luhet në stadiumin “Vora”.
“Demat” në këtë takim kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej 2 javësh, ndërkohë nga krahu tjetër skuadra e Arian Bellait do të synojë vazhdimësinë.
Pikërisht për këtë sfidë, FSHF-ja ka vendosur edhe për arbitrat. Albert Doda do të jetë kryesorë, ndërsa do të ndihmohet nga Mario Shazivari dhe Delin Kasa. Arbitër i 4-të do të jetë Daniel Vrapi, ndërsa në VAR do të jetë Klodian Shahini dhe në AVAR do të jetë Andi Koçi.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Albert Doda
Asistent 1: Mario Shazivari
Asistent 2: Delin Kasa
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
Var: Klodian Shahini
Avar: Andi Koçi
