Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

 “Sy e veshë” nga Shkodra, Partizani drejt “Loro Boriçit” me synim “hakmarrjen”

Shkruar nga NEWSPORT
 “Sy e veshë” nga Shkodra, Partizani drejt “Loro
Vllaznia - Partizani

Vllaznia – Partizani është një nga duelet e ditës së shtunë. Përballje kjo që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 16:30 dhe që luhet për llogaritë e javës së 21-të të kampionatit.

Një përballje shumë e luftuar pritet mes skuadrave, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme. Shkodranët do të luajnë për kreun, ndërsa “Demat” synojnë t’i largohen akoma më shumë fundit të klasifikimit.

Ashtu si dy duelet e para të këtij sezoni edhe përballja e së shtunës do të jetë mjaft delikate. Shkodranët kanë fituar në fazën e parë në shtëpinë e tyre, ndërsa në fazën e dytë janë ndarë në barazim.

Kjo bën që kryeqytetasit të shkojnë në Shkodër edhe për “hakmarrjen”. Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja do të synojë fitoren për vazhdimësinë dhe një trium në Shkodër do të ishte si “qershia mbi tortë” për ringritjen.

Poll

Lexo gjithashtu