Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë sfidë. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Klodian Prenga, ndërsa asistentët e tij do të jenë Orgest Grabova dhe Endri Mehmetaj.
Në rolin e arbitrit të katërt do të jetë Laver Alla. Ndërsa në VAR do të jetë Albert Doda me asistentin e tij që do të jetë, Orlando Kuka.
Arbitër kryesor: Klodian Prenga
Asistent 1: Orgest Grabova
Asistent 2: Endri Mehmetaj
Arbitër i 4: Laver Alla
Var: Albert Doda
Avar: Orlando Kuka
Poll