Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiorja rikthehet në fundjavë, Tirana luan derbin me Dinamon dhe Laçi pret Vllazninë në shtëpi (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja rikthehet në fundjavë, Tirana luan derbin me Dinamon dhe
Kategoria Superiore

“Abissnet Superiore” do të rikthehet këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare të vlefshme për raundin e tretë dhe të katërt të Nations League.

Java e 9-të e kampionatit do të luhet në fundjavë, e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. Tre prej takimeve do të luhen ditën e shtunë. Laçi – Vllaznia, Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City do të luhen në ora 14:00. Në krye të laçjanëve është tashmë italiani Francesco Moriero dhe me të, veriorët do të kërkojnë tre pikët e para të këtij sezoni.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen nga barazimi 0-0 me Elbasanin në transfetë. Takim i vështirë duket edhe ai mes Egnatias dhe Teutës, dy ekipe që i ndan vetëm një pikë në tabelë për të qenë në kuota të barabarta.

Tirana do të përballet me Dinamo City-n, një takim interesant dhe që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës. Bylisi do të presë Skënderbeun në shtëpi, me takimin që është programuar të luhet në ora 14:00 ndërsa në 17:00 do të zhvillohet sfida tjetër e javës së 9-të mes AF Elbasani – Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga