Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Superiorja rezervon sfida emocionuese, derbi i kryeqytetit "rrëmben" skenën e futbollit shqiptar (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Superiorja rezervon sfida emocionuese, derbi i kryeqytetit
Partizani-Tirana

Fillon sot java e 24-të e Superiore. Takimi i parë që do të luhet sigurisht është dhe më i lakmuari, derbi i kryeqytetit.

E gjithë vëmendja është maksimalisht e vendosur në sfidën e parë që luhet në histori mes dy rivalëve në shtëpinë e Partizanit, “Arena e Demave”.

Për vetë faktin se deri para disa ditësh nnuk ishte caktuar as ora e madje as impianti se ku supersfida do të luhej, kjo ndeshje pritet të prodhojë edhe më shumë polemika në vijim.

Gjithsej do të zhvillohen 3 takime ditën e sotme. Dy sfidat e tjera përtej derbit që fillon në mesditë, mbahen në të njëjtin orar. Në orën 17:00 Egnatia ka një transfertë të vështirë përballë Elbasanit.

Rrogozhinasit nuk duan të gabojnë pasi vendi i parë antagonizohet me Vllazninë. Shkodranët po ashtu luajnë pasdite kundër Bylisit. Kuqeblutë presin një fitore të sigurt ndaj ballshiotëve dhe një hap gabim nga Edlir Tetova për të marrë vendin e parë.

Një ditë intensive dhe me rëndësi për paqsyrën e kampionatit pritet të zhvillohet sot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga