
Superiorja mbylli javën e 6-të mbrëmjen e djeshme. Këtë javë Superiorja ka një lider të ri, ndërsa pas derbit ka ndryshime në fundin e renditjes.
Elbasani ka lëshuar fronin, pasi u mposhtnë nga Vllaznia me rezultatin 1-0. Ky triumf u ka dhënë shkodranëve vendin e parë në klasifkim, teksa kryesojnë me 13 pikë. pas kësaj humbe ekipi i Ivan Gvozdenovic zbret në vendin e 3-të.
Ndërkohë bashkë me Vllaznisë kryeson edhe Egnatia. Rrogozhinasit triumfuan ndaj Vorës me shifrat 1-0. Vazhdon të ngjitet në klasifikim Teuta, me durrsakët pas fitores 1-0 me Bylisin ndodhen në vendin e 4-të me 10 pikë. Po me kaq pikë ndodhet edhe Dinamo e Ilir Dajës. Këto të fundit fituan ndaj Flamurtarit me shifrat 2-0.
Vora merr humbjen e dytë dhe mbetet në kuotën e 7 pikëve në vendin e 6-të. me 1 pikë më pak ndodhet Bylisi, ndërsa Tirana pas fitores në derbi shkon në kuotën e 5 pikëve dhe në vendin e 8-të.
Nga ana tjetër Partizani mbetet me 4 pikë dhe tashmë zbret në vendin e 9-të, teksa mbyll klasifikimin Flamurtari me vetëm 2 pikë.
