Superiorja ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit. Kjo javë padiksutim ka “folur” për Elbasanin dhe Bylisin, të cilët janë skuadrat e vetme që siguruan 3 pikët.
Por as këtë javë nuk ndryshon lideri i Superiores, Vllaznia pas barazimit me Egnatian bashkëkryeson me Elbasanin me nga 20 pikë. Verdheblutë triumfuan 1-0 ndaj Flamurtarit, ndërsa i ndjek nga pas Egnatia me 19 pikë.
Vendin e 4-të në klasifikim e mban Dinamo me 18 pikë, me “Blutë” që nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Teutën në “Elbasan Arena”. Pikërisht pas tyre renditen durrsakët me 15 pikë.
Bylisi mori fitoren e dytë rresht në kampionat, me ballshiotët që shkojnë në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Vora i ndjek me një pikë më pak. Partizani nuk ia doli as këtë javë të siguronte fitoren, duke u ndalur në barazim me Vorën. Pas këtij barazimi, “Demat” kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve dhe mbajnë vendin e 8-të.
Tirana dhe Flamurtari janë skuadrat e vetme që nuk morën asnjë pikë këtë javë dhe vazhdojnë të “zhyten” në fundin e klasifkimit. Bardheblutë ndodhen në vendin e parafundit me 6 pikë dhe me 1 pikë më pak ndodhen vlonjatët.
