Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

STATISTIKAT e 9 javëve të fundit në Superiore/ Egnatia lë prapa ndjekësit, surprizon futbollisti i Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKAT e 9 javëve të fundit në Superiore/ Egnatia lë
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Pas 22 javësh në kampionatin “Abissnet Superiore”, Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë. Rrogozhinasit janë skuadra më në formë e momentit, pasi në nëntë javët e fundit kanë grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Pas Egnatias, vjen Dinamo City me 18 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 15 pikë. Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspekt gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi. Sulmuesi i AF Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.

STATISTIKAT e 9 javëve të fundit në Superiore/ Egnatia lë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga