Egnatia fitoi 1-0 takimin hapës të ditës së sotmenë Superiore përballë Tiranës. Ekipi kryeqytetas vazhdon serinë e keqe të rezultateve në Rrogozhinë. Trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur në intervistën e pas ndeshjes të kësaj supersfide që u mbyll me një rezultat të ngushtë, por negative për skuadrën 24 herë kampione.
“Pjesa e parë ishte pozitive, mu duk prekej topi me dorë te goli i Egnatias. I takon arbitrimit kjo. Reaguam në pjesën e dytë siç thoni ju, por përsëri mund të pësonim të dytin prej mbrojtjes. Nuk shquhem që merrrem me arbitrat, por stafi më tregoi në dhomat e zhveshjes një foto ku duket prekja me dorë e lojtarit të Egnatias. Duhet të reflektojmë shumë nga kjo humbje. Në futboll duhet të ngrihesh e të luftosh. Kemi ndërruar sistemin dhe herë të tjera dhe nuk mendoj se ndërrimi i modulit ndikoj. Humbë inteligjencën e përqendrimin, pasi rezultati me 1 gol ndryshonte. Mendoj që gabuam në emrat e lojtarëve që hodhëm në fushën e lojës. Nuk e prisja kaq të vështirë fillimin e aventurës, por fati ka të bëjë shumë. Përqendrimi na mungon dhe ky është problem i madh.”, u shpreh Shkëmbi.