Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Stadiumi kthehet në “çështje”, derbi Tirana – Dinamo mbetet në “udhëkryq”

Shkruar nga NEWSPORT
Stadiumi kthehet në “çështje”, derbi Tirana –
Tirana - Dinamo

Tirana – Dinamo është një nga sfidat më interesante të javës së 9-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00. Një duel shumë i rëndësishëm për vë për ballë dy ekipet që kërkojnë fitoren në derbin e parë të këtij sezoni mes tyre.

Jemi vetëm 3 ditë para kësaj përballjeje dhe ende nuk dihet se ku do të zhvillohet derbi. Pritej që të zyrtarizohet stadiumi “Air Albania”, por konfirmimi ende nuk ka ardhur. Kështu kjo sfidë është në “udhëkryq” dhe tashmë ka një tjetër alternativë ku mund të zhvillohet ky takim.

Nëse nuk realizohet që kjo përballje të luhet në “Air Albania”, atëherë opsion do të jetë Vlora. Stadiumi “Flamurtari” mund të presë këtë derbi, i cili për shkak të distancës me Tiranën nuk pritet të ketë shumë tifozë. Gjithsesi ditën e sotme pritet që me shumë gjasa të vulohet njëherë e mirë se në cilin stadium të zhvillohet kjo përballje.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga