Bayern Munchen ka fituar në transfertën e Hamburgut me rezultat 0-1 kundër të ngjiturve të St.Paulit. Musiala me një eurogol ka qenë përcaktues që bavarezët të marrin 3 pikët e të thellojnë diferencën.
Vincent Kompany është shprehur pas fittres se nuk ka ndeshja të lehta në Gjermani e këtë e tregon më së miri rezultati i ngushtë. Bayerni mund të ketë qenë formës perfekte, po në fund 3 pikët gëzojnë teknikun belg. Trajneri i gjermanëve ka vënë fokusin edhe te kundërshtarët të cilët zhgënyen sot duke treguar se Bundesliga jo më kot është një ligë ku duhet të ruhesh nga të gjitha ekipet.
“Ne patëm një ndeshje Championsi të mërkurën e ndaj kjo transfertë erdhi në një moment delikat për ne. Kemi luajtur shumë mirë dhe në mënyrë kompakte, me menaxhim shumë të mirë. Hamburgasit bënë presion pak më shumë se zakonisht gjatë përfundimit të takimit ku kërkonin të dilnin me pikë kundër nesh. Kur shikon se çfarë bëri Leverkusen në Bochum apo BVB kundër Mainz sot, kupton që nuk ka ndeshje të lehta në Bundesliga. E ndaj kjo fitore sot më kënaq.”, u shpreh tekniku Kompany në intervistë në stadiumin e dytë të qytetit të Hamburgut.
Bavarezët fal fitores sot “hipotekojnë” vendin e parë me diferencë të konsiderueshme nga Leipzig që u surprizua nga Celtic në Skoci në mesjavë. Ekipi në pronësi të Red Bull dueht të fitojnë nesër kundër ish-ekipit të Xhakës, Monchengladbach për të mabjtur hapin e kryesuesve në ligën gjermane, ndrryshe ky vit duket një shkëputje e hershme e klubit nga Bavaria.