FSHF ka zyrtarizuar axhendën për javën e 12-të të Superiores. Pas pushimit për shkak të kombëtareve, ekipet elitare të futbollit shqiptar do të zbresin në fushë fundjavën e ardhshme.
Të shtunën e 22 nëntorit, Vora do të përballet me Teutën në “Niko Dovana”, ndërsa Egnatia pret në shtëpi Bylisin, sfida që do të luhen prej orës 16:00. Në krahun tjetër, Dinamo dhe Elbasani do të luajnë në “Air Albania” në të njëjtën ditë, por në orën 19:00.
Ndërkohë që një ditë më pas, të dielën e 23 nëntorit, supersfida mes Partizanit dhe Vllaznisë që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të nisë në orën 16:30. Në po të njëjtën orë do të luhet në Vlorë dueli Flamurtari – Tirana.
AXHENDA:
E shtunë, 22 nëntor
Vora – Teuta, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:00
Egnatia – Bylis, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 16:00
Dinamo – Elbasani, stadiumi “Air Albania”, ora 19:00
E diel, 23 nëntor
Partizani – Vllaznia, stadiumi “Arena e Demave”, ora 16:30
Flamurtari – Tirana, stadiumi “Flamurtari”, ora 16:30
