
Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjet e tjera të javës së 30-të të kampionatit. Takime mjaft interesante dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.
Gjithçka do të ngre siparin e ditës së sotme me duelin mes Bylis dhe Laçit, takim që do të startojë në orën 15:30 dhe do të zhvillohet në “Adush Muça”. Një duel direkt për mbijetesë mes 2 skuadrave që synojnë vetëm fitoren për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.
Ndërkohë në orën 18:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Tiranë. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Dinami. Një tjetër duel mjaft delikat, me vendasit që synojnë të blindojnë vendin e tyre në klasifikim, ndërsa dinamovitët për të ngushtatuar akoma më shumë diferencën me Egnatian e vendit të parë.
Gjithashtu në Tiranë do të përplasin “brirët” mes tyre Partizani dhe Teuta. Të kuqtë do të tentojnë të vazhdojnë me serinë e fitoreve në kampionat, ndërsa durrsakët të gjendur në vendin e fundit të vetmen zgjidhje kanë 3 pikët.
