
Të gjithë mbrëmjen e sotme do të jenë sy e veshë nga “Arena Kombëtare”. Në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ky duel, që së paku shërben si tregues i dominimit të futbollit në kryeqytet, është një takim i gjithi për t’u shijuar.
Për Tiranën, është një moment për të treguar stofin e markës së vet dhe të tregojnë se janë aty pavarësisht paraqitjeve jo shumë pozitive në këtë sezon. Ndërkohë, Partizani, një skuadër plot energji dhe shpirt gare me djem të rinj, do të tentojë të “shtypë” sërish rivalin e tyre dhe të “blindojnë” pozitat në klasifikim.
Ky derbi nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por një betejë për prestigj, dominim dhe krenari midis dy rivalëve më të mëdhenj në historinë e futbollit shqiptar. E gjitha për t’u parë dhe shijuar.