Tirana do të luajë nesër kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi do të tentojnë të marrin një fitore për të thyer tersin e javëve të para. Aktualisht 26 herë kampionët e vendit kanë arritur të grumbullojhnë vetëm 5 pikë.
Megjithatë Neësport.al ka bërë një analizë të shkurtër duke renditur dhe arsyet se pse Tirana do të mund të triumfojë kundër të kuqve. Në një sfidë që është e gjitha për t’u parë dhe shijuar, mësoni se pse Tirana bardheblutë mund të dalin me 3 pikë kundër Partizanit.
10 arsyet pse Tirana fiton kundër Partizanit:
- Luajnë në “Air Albania”, stadiumi fatsjellës veçanërisht në ndeshjet derbi.
- Kanë një president si Refik Halili që gjithmonë ka treguar se nuk kursehet me premio për përballje të tilla.
- Bledi Shkëmbi ka nisur të implementojë idetë e veta dhe në derbi ka gati “recetin” e fitores.
- Përballja me Partizanin nuk ka nevojë për motivim të veçantë, gjithëkush është gati për të zbritur në fushë dhe për të dhënë maksimumin.
- Ëalid Jarmouni ka treguar potencial të jashtëzakonshëm dhe në derbi mund të bëjë diferencën.
- Ka një stol me lojtarë të rinj, të gjithë të gatshëm për të zënë një vend në formacion, potencialisht mund të shndërrohen në rrezik për të kuqtë.
- Pavarësisht se Partizani gjendet në pozita më të favorshme në klasifikim, kjo sfidë ka treguar se asnjëherë nuk ka favoritë.
- Tifozët janë gjithmonë aty dhe në ndeshjet derbi shndërrohen vërtetë në lojtarin e 12-të të bardhebluve.
- Në derbin e fundit janë mposhtur 2-1 nga të kuqtë dhe tashmë është momenti për t’u hakmarrë.
- Mungesa e emrave të njohur “nënvlerëson” Tiranën e sivjetshme e cila mund të përfitojë duke u ‘zhveshur’ nga presioni që e ka përcjellë gjithmonë.