Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Sot ndikuan kartonët, lodhja dhe dëmtimet", Devolli me mendjen te Kupa: Kam besim se do marrim trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
"Sot ndikuan kartonët, lodhja dhe dëmtimet", Devolli me
Bledar Devolli

Ndeshja mes Kukësit dhe Teutës e vlefshme për javën e 33-të të “Abissnet Supriore”, ka përfunduar me triumfin e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me rezultatin 0-2, me Teutën që merr 3 pikë të vlefshme dhe del nga “Play Out”, ndërsa në krahun tjetër, Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Pas kësaj ndeshje, për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Kukësit, Bledar Devolli.

“Mendjen, zemrën dhe veshët i kemi te Kupa. Sot patëm shumë ndryshime sepse karton, dëmtime, lodhje. Nga nesër duhet të mbledhim pjesët dhe të rikuperojmë lojtarët e lodhur. Në 14 maj së vë fare në dyshim sepse se di se çfarë do të ndodhë”, tha fillimisht Devolli.

“Kemi edhe 3 ndeshje. Sot kishim kartonë, dëmtime, lodhje. Ndeshjen tjetër do mundohemi të fusim lojtarët e formacionit bazë, ose kush është më afër formacionit normal që do shikohet. Përveç pjesës së parë që luajtëm pak me frikë, në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Por kemi fatin kundër, do i respektojmë këto vendime”, u shpreh më tej trajneri i Kukësit.

“Pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë duke treguar personalitet. Teuta bën presing të fortë, por dolëm nga presingu, shkuam te porta, i bëmë këto gjëra shumë mirë. Treguam autoritet në pjesën e dytë dhe kjo është ajo që më kënaq. Klubi ka fituar një lojtar si Hila që më duket interesant, me punë më duket vlerë e shtuar e Kukësit”, tha Devolli.

Ke besim se Bled Devolli do ngrejë lart trofeun e Kupës?

“Normal që kam besim, tani më shumë se kurrë. Kemi eliminuar Partizanin dhe Tiranën. Këto djem kanë dhënë shpirtin në fushë, unë kam shumë besim”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga