Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sot ishte ndeshja perfekte”, Gvozdenovic "në delir" pas fitores me Partizanin: Grupi "sekreti" ynë, do luftojmë dhe për Kupën

Shkruar nga NEWSPORT
“Sot ishte ndeshja perfekte”, Gvozdenovic "në delir"
Ivan Gvozdenovic

Elbasani ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 sfidën e sotme në stadiumin "Elbasan Arena" përballë Partizanit, në kuadër të përmbylljes së javës së 31-të të Abissnet Superiore.

Pas këtij dueli, ka folur trajneri fitues Ivan Gvozdenovic. 

"Sot ishte nata perfekte, nëse mund të them për ndeshje. Sot unë nuk di çfarë mund të kërkoj më shumë nga Elbasani. 

Suksesi duhet të presë dhe pak se kemi dhe 5 javë. Do fillojmë nga Dinamo, patjetër që Dinamo e meriton një ndeshje por s'ishte rezultat i drejtë. Isha i sigurt që do reagonim mirë pasi dhe çunat reaguan pas asaj ndeshje. Kemi vazhdimësi, grup të fortë dhe ky është sekreti ynë i vogël. 

Pas minutës së 21-të te kartoni i kuq ishte shumë e vështirë në 4-4-1. Kapëm ritmin por ka të bëjë dhe besimi. Kjo ishte dhe ajo çfarë thamë përpara. Ne jemi gati, kemi 5 javë përpara dhe do të luftojmë deri në fund. 

U nxituat në 4-4-1 pas kartonit të kuq? Ishte pak problem sepse Parizani na doli krahut shpejt dhe ishte gati për një krosim. Këtu ishte problemi i vetëm. E rregulluam, lojtarët bën shumë dhe ndeshjen perfekte. Shumë, tani do fillojmë nga i pari sepse deri tani, kjo ishte një avantazh i madh për ne dhe jemi më të qetë. Është plus për ne, do të luftojmë edhe për Kupë dhe për kampionat. Unë flas vetëm për ndeshjen e radhës.", tha Gvozdenoviç.

Poll

Lexo gjithashtu