Dinamo ia doli të triumfonte 2-0 ndaj Vorës. Skuadra dinamovite mori kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në kuadër të javës së 8-të të kampionatit.
Pas kësaj sfide ka folur Ilir Daja. Timonieri i “Bluve” ishte mjaft i lumtur m 3 pikët, ndërsa theksoi se ekipi bëri një ndeshje të mirë.
“Sot kemi qenë gjithë kohës në ekuilibër. Lojtarët që u futën nga stoli bënë shumë mirë. Momenti kur po binte ritmi i lojës, na sollën freski.
Në fakt krahët funksionuan mirë sot. Ne shfrytëzuam rastet ndaj kundërshtarit dhe në krahun e majtë bëmë shumë mirë.
Qardaku është zbulimi juaj në atë pozicion, apo për shkak të detyrave? Kemi pasur probleme në atë pozicion dhe tashmë e kemi provuar dhe po bën shumë mirë. Është një spostim i imi në atë krah dhe për sulmuesit është më e lehtë të veprojnë në zona të ngushta.
Neziri? Është marrë nga kmapionati I Kosovës. Është një futbollist krahu dhe sot ka bërë shumë mirë. Jam i bindur e duke marrë kohën e duhur do të bëjë akomë më mirë.
Meksi? Meksi ka luajtur gjithë kampionatin e vjethëm. Tani Maliqi po bën shumë mirë dhe ne kemi përparësi kush luan më mirë. Maliqi aktualisht është në formë më të mirë se Meksi.
Fitoren e sotme ia dedikojmë Dejvi Bregut dhe Berishës dhe këtë 3 pikësh ia dedikojmë atyre”, ka theksuar Daja.
