
Edlir Tetova është fituesi i dy trofeve këtë sezon. Trajneri i Egnatias udhëhoqi rrogozhinasit drejt dopietës historike duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion brenda 10 ditëve.
Ndër urimet e shumta, një ishte edhe nga drejtoresha e Tiranës, Goldi Halili, që u mor si një 'shkelje syri' për një rikthim të Tetovës te bardheblutë. Ai ka qenë ndihmës i Shehit, por është ende nën kontratë me Egnatian ku ka edhe 2 vite të tjera.
I pyetur për një mundësi të tillë, Tetova la gjithçka të hapur duke u shprehur se të ardhmes nuk i dihet.
“Këto janë supozime. Nuk e di nëse e kemi ndihmuar Tiranën, ne kemi luajtur ndeshjet tona, kemi qenë të fokusuar aty. Kemi qenë të fokusuar te ajo që ndodhi, të dy trofetë. Kam patur një periudhë 6 mujore aty, kam qenë si zëvendës-trajner. Kam pasur afrimitet. Nuk i dihet për të ardhmen”, tha Tetova në ‘Sport News’.