
Egnatia - Skënderbeu është një nga duelet e javës së 35-të të kampionatit, sfidë kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:30. Rrogozhinasit do të kërkojnë fitoren për të blinduar vendin e parë të klasifikim, ndërsa për korçarët është një duel “jetik” që vendos shumë mbi fatet e tyre në garën për mbijetesë.
Skuadra e Ernest Gjokës në 5 ndeshjet e fundit është paraqitur më mirë se ekipi i Edlir Tetovës. Skënderbeu ka marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, ndërsa nga ana tjetër Egnatia ka mundur të marrë vetëm 1 fiore, 2 barazime dhe ka pësuar 2 humbje.
Por pavarësisht paraqitjeve në javët e fundit dhe klasifikimit aktual në renditje, statistikat mes 2 ekipeve thonë diçka tjetër. Kampionët aktualë duken më të avantazhuar, pasi në 10 duelet e fundit mes tyre kanë triumfuar në 4.
Ndërkohë 2 herë kanë triumfuar korçarët, teksa 4 takime të tjera kanë përfunduar në barazim. Rrogozhinazit kanë shënuar 7 gola, ndërsa “Ujqërit e Dëborës” kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm 4 herë.