Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënderbeu i motivuar nga Kupa, Dinamo kërkon rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj Teutës. Mësoni duelet e ditës së sotme

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu i motivuar nga Kupa, Dinamo kërkon rikthimin tek rezultatet
Dinamo

Sot luhen 2 takimet e mbetura të kësaj jave të Superiores. Të dy sfidat zhvillohen në të njëjtin orar të pasdites.

Ndërkohë dje janë mbajtur 3 ndeshjet e javës së 24-të të kampionatit. Vëmendjen e mori derbi i kryeqytetit me momentet që serviri. Që nga shtyrja e sfidës nga orari i paracaktuar e deri tek sherri i tifozëve dhe konfrontimi që solli një mori kartonësh të kuq.

Ditën e sotme skenën e marrin 4 ekipe të tjera. Në orën 17:00 Laçi përballet me Skënderbeun. Korçarët vijnë të motivuar në shtëpi pas fitores së madhe në Kupë arritur ndaj Dinamos.

Në krahun tjetër, paralelisht luajnë dhe dinamovitët. “Nëndetësja” udhëton për në transfertën e Durrësit ku dëshiron të harrojë 2 takimet e fundit ku nuk ka prodhuar rezultat.

Një ditë me emocione dhe gola pritet të zhvillohet këtë fillim jave.

Skënderbeu i motivuar nga Kupa, Dinamo kërkon rikthimin tek rezultatet
Sfidat e sotme të Superiores

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga