Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Skënder Gega me super STATISTIKA te Partizani, 61-vjeçari “mjeshtër” fitoresh

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder Gega me super STATISTIKA te Partizani, 61-vjeçari
Skënder Gega dhe ekipi i Partizanit, sezoni 2018/2019

Skënder Gega është trajneri i ri i Partizanit. Klubi i Partizanit ka vendosur që në vend të Arbër Abilaliajt i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm, të marrë si “timonier” Gegën.

Një rikthim i bujshëm për 61-vjeçarin, i cili ka një të shkuar të artë me të kuqtë, me të cilët fitoi titullin në sezonin 2018/2019. Po në atë sezon, Gega arriti edhe super statistika.

Në 44 ndeshje në krye të Partizanit, Skënder Gega mori plot 24 fitore, u mposht 10 herë dhe barazoi në 10 ndeshje të tjera. Me një total prej 82 pikësh, tropojani ka një mesatare prej 1.86 pikësh për ndeshje.

Përsa i përket golavarazhit, Partizani në drejtimin e Gegës ka shënuar 58 gola dhe ka pësuar 30 të tjerë. Tashmë pritet të shihet si do të shkojë ky moment delikat i të kuqve nën drejtimin e 61-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga