
Skënder Gega
Partizani po kalon një nga momentet më të errëta të viteve të fundit. Aktualisht të kuqtë ndodhen në vendin e parafundit në tabelën e Superiores, me vetëm 4 pikë pas 6 ndeshjesh.
Skënder Gega ishte i pari që nisi “sagën” e largimeve, duke dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që më pas u largua drejtori sportiv Arbër Abilaliaj, ndërsa sot u zyrtarizua ikja e Mladen Milinkovic.
Ndërsa së fundmi, Gega ka postuar në “InstaStory” një shprehje domethënëse, ndoshta “thumb” edhe për drejtuesit e Partizanit.
“Kur humbet paratë, ti nuk humbet asgjë. Kur humbet shëndetin, humbet diçka. Kur humbet karakterin, humbet çdo gjë”, shkruhet në shprehjen e publikuar nga Skënder Gega.

"InstaStory" i Skënder Gegës
Poll