
Tirana
Tirana u eleminua në turin e parë të Conference League, pas humbjes 0-1 nga gjeorgjinaët e Torpedo Kutaisit. Dhe pse këto të fundit kishin më tepër kualitet në skuadër, bardheblutë dominuan dukshëm takimin.
Fati nuk ishte në anën e tyre. Sinjalet pozitive të skuadrës së drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi janë përkthyer me mbështetje të tifozëve.
Si në stadium dhe në rrjetet sociale nuk munguan fjalët e mira. Kështu tifozët bardheblu tregojnë se e mbështesin Tiranën e re.
Këto janë vetëm hapat e parë të një grupi që sapo është formuar. Mbetet për t’u parë si do shkojë rrugëtimi në futbollin shqiptar.
Poll