
Bledar Hodo ka folur pas fitores spektakolare të Teutës ndaj Tiranës. Durrsakët fituan 1-0 ndaj kryeqytetasve, ku goli i Beshirajt vendosi fatet e sfidës.
Pas këtij triumfi tashmë “djemtë e detit” kanë siguruar edhe qëndrimin në Superiore 1 javë para fundit të kampionatit.
“Fitorja? Meritë e gjithë cunave. Javë të vështira, të sikletshme. Stres, netë pa gjumë dhe sot falenderoj çunat, se falë tyre sot ia dolëm.
Do të qëndrosh? E arritëm objektivin. E ardhmja ime është në plan të dytë.
Gjatë lojës ndërruam sistem. Në pjesë të dytë luajtëm më mirë. Ishte nga ana psikologjike që ndikoi në pjesën e parë që nuk bënim dot atë që duhej. Boci kishte për qëllim të nxirrjte topin nga mesi i fushës. Dihej se Tirana kishte shumë forca në mesfushë dhe në këtë mënyrë ndërtova edhe skemën.
Tafas apo Beqiraj? Të gjithë çunat kanë qenë të jashtëzakonshëm në këtë periudhë. I falenderoj pa fund”, ka përfunduar timonieri i Teutës.