Edhe pse u mposht me rezultatin 1-5 nga Skënderbeu, Vllaznia kishte siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”.
Shkodranët e mbyllën sezonin në vendin e 3-të dhe tashmë do të presin shortin për të njohur kundërshtarin që do të jetë Egnatia ose Partizani.
Euforia ka ‘kapluar’ në klubin kuqeblu, duke nisur nga presidenti, Alban Xhaferi. Ky i fundit ka publikuar një foto ku shihet logo e Vllaznisë së bashku me atë të Champions League dhe Conference League.
“Rrugës për Europë”, shkruan presidenti i Vllaznisë krah fotos, duke qenë mjaft entuziast për rrugëtim e Vllaznisë drejt fazës kualifikuese të kompeticioneve europiane.
Poll