
Bruno Dita
Dinamo e Ilir Dajës do të luajë në orën 20:15 një nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani, teksa në Poloni do të sfidojnë Jagiellonias. Takim i vlefshëm për fazën “Play-Off” të Conference League.
Por “hallet” për Ilir Dajën sa vijnë e shtohen. Bruno Dita është dëmtuar në stërvitjen e fundit. Kapiteni rrezikon këtë përballje, teksa për të do të vendoset vetëm pak para startit të takimit.
Ndërkohë kujtojmë se në dilemë janë edhe Lorran dhe Klevi Qefalija, të cilët janë në garë me ‘kohën” për të luajtur ndaj polakëve. Nëse konfirmohet mungesa e tyre, atëherë daja duhet të vazhdojë me një plan B ndaj polakëve.
Poll