
Pas fitores 1 – 0 ndaj Bylis, Teuta është futur në “Final 4” të Superiores pas 6 javësh. Goli i Wotlai në minutën e 63-të rezultoi përcaktues që durrsakët të marrin 3 pikët. Daniel Wotlai u shpall lojtari më i mirë i takimit dhe doli në prononcim për mediat.
“Jam shumë i lumtur, është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta. Kemi punuar shumë fort si tekniku dhe lojtarët për të marrë tre pikët. Adaptimi ka shkuar mirë, që nga momenti që kam ardhur kam pasur shumë biseda me trajnerin.
Kështu bëhet edhe më e lehtë për mua duke pasur informacion se ku do luaj. Mbi të gjitha jam shumë i lumtur që luaj këtu dhe në pozicionin që dua. Diferenca e vetme me Egnatian ishte sepse atje luanin lojtarë prej 3-4 vitesh, për dikë që sa vinte në skuadër ishte e vështirë.
Tekniku kishte disa lojtarë që luante gjithmonë. Ndërsa tek Teuta është diçka ndryshe sepse është një skuadër që sapo është ndërtuar dhe mund të gjesh minuta”, u shpreh Wotlai.