Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Është lojtari “gol” te Dinamo, Itodo Mandela “kërcënon” Bekim Balajn

Shkruar nga NEWSPORT
Është lojtari “gol” te Dinamo, Itodo Mandela
Itodo Mandela

Dinamo siguroi një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Laçit mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ilir Dajës triumfin 2-1 ndaj kurbinasve, me golat që u dhënuan nga Zabërgja dhe Itodo për “Blutë” dhe Kurti për kurbinasit.

Pa frikë mund ta themi se tashmë dinamovitët kanë gjetur lojtarin “gol” dhe Itodo po bën paraqitje fantastike në këto javë kampionat. Në 7 ndeshje të zhvilluara në kampionat, 21-vjeçari i aka dalë të shënojë 5 gola dhe të dhurojë edhe 2 asiste, duke u kthyer në lojtarin kyç të Ilir Dajës.

Me golin ndaj Laçit, nigeriani i ka dërguar një “sms kërcënues” Bekim Balajt për kreun e golashënuesve. Kujtojmë se tashmë shkodrani ka kuotë të njëjtë golash me Itodon, po në aq ndeshje.

Produktiviteti i nigerianit të Dinamos është më i madh se i kapitenit të Vllaznisë. Kjo pasi Itodo ka kontribuar në 7 gola nga 11 që ka shënuar Dinamo, ndërkohë Balaj nga 11 golat që ka shënuar Vllaznia në 5 prej tyre ka vënë firmën e tij. Garë e fortë do të jetë kjo mes dyshes, ku me shumë siguri gola të tjerë spektakolarë pritet të shikojmë në sfidat e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga