
Egnatia arriti të mposhtë Tiranën me shifrat 2-0 ditën e sotme në javën e 4-t të Superiores. Në përfundim të këtij takimi, trajneri i Egnatias Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.
“Problemi ritmit është brenda skuadrës, është ajo çfarë kërkoj tek lojtarët. Sot kishim vonesa, por më mirë se në ndeshjet e tjera. Në pjesën e dytë çeduam pak. Duke parë edhe presingun jo të mirë të Tiranës, lojtarët u joshën pak dhe kaluan pak në aventurë. Sigurisht që finalizimi më shqetëson.
Lojtarët duhet të jenë të vetëdijshëm para portës. Kanë pasur raste shumë flagrante për të shtyrë topin në rrjetë, ishalla ndeshje pas ndeshje po rregullojmë shënjestrën. Jaime po e bënte detyrën shumë mirë. Në javët në vazhdim Fangaj do të jetë i pranishëm. Ka ndeshje që lojtarët do pushojnë, të gjithë janë lojtarë të preferuar të jenë në fushë.
E kam parë analizën me trajnerin e Tiranës, pasi e kam parë dhe tek Elbasani. Mendoj që ai po përdor të njëjtën zgjidhje si tek verdheblutë dhe ia thashë këtë gjë edhe lojtarëve. Është viti i katërt dhe lojtarët i kemi zgjedhur me karakteristika, mendoj që këto zgjedhje kanë qenë më afër djemve që janë larguar”, u shpreh Tetova.