Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Shkunden themelet” e Agim Ibraimit, e ardhmja e drejtorit te Tirana në “udhëkryq”

Shkruar nga NEWSPORT
“Shkunden themelet” e Agim Ibraimit, e ardhmja e drejtorit te Tirana
Agim Ibraimi

Ky sezon ishte i dështuar për Tiranën, pasi bardheblutë ia dolën të sigurojnë qëndrimin në Superiore vetëm në sfidën e “Play – Out” kundër Pogradecit. E sigurisht që merkatoja e verës po sjell një revolucion të madh në kryeqytet.

Përveç  disa futbollistëve që do të largohen, pasi s’kanë bindur dhe nuk janë në planet e drejtuesve, në dyshim është edhe e ardhmja e Agim Ibraimit. Siç duket të gjitha përgjegjësitë e një sezoni të dështuar kanë rënë mbi shpatullat e ish-sulmuesit dhe duket se idetë janë të ndryshme me atë të klubit.

Aktualisht siç dihet ekipi është me pushimet, të cilat do të zgjasin deri në gusht. Por drejtuesit pritet të vendosin për fatet e skuadrës në fillim të qershorit dhe një nga çështjet që do të diskutohet është edhe e Ibraimit dhe e Bledi Shkëmbit.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga