Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sheriff Tiraspol e josh me 270 mijë euro, mbrojtësi kampion largohet nga Shqipëria pas 4 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Sheriff Tiraspol e josh me 270 mijë euro, mbrojtësi kampion largohet
Jocelin Behiratche

Sheriff Tiraspol hedh sërish sytë nga kampionati shqiptar. Gjiganti moldav ka piketuar një nga titullarët absolut këtë sezon për të përforcuar organikën.

Jocelyn Behiratche e ka mbyllur aventurën e tij të shkurtër me Dinamon dhe pritet të firmosë në Moldavi, sipas Supersport. Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë do të largohet nga Blutë pas 1 sezoni dhe nga Shqipëria pas plot 4 vitesh që kur Tirana e solli nga Italia.

Ish-kampioni i Superiores me Tiranën do të nënshkruajë një kontratë të majme me vlerë 270 mijë euro për 2 vitet e ardhshme. Dinamo mbetet thatë dhe nuk do të përfitojë asgjë nga ky operacion pasi lojtari kishte kontratë 1+1 dhe nuk ka preferuar të aktivizojë vitin e mbetur duke dalë i lirë në treg.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga