
Alfred Mensah
Jemi në prag të nisjes së edicionit të ri të Kategorisë Superiore, ku ekipet po zhvillojnë sfida miqësore në fazat përgatitore. Në klubin e Vllaznisë, e sotmja është një ditë feste.
Alfred Mensah sot feston ditëlindjen e tij, sulmuesi ka marrë një urim të veçantë nga shkodranët. “Futbollisti Alfred Mensah feston sot 26 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura”, shkruan Vllaznia.
Alfred Mensah u bë pjesë e ekipit shkodran në merkaton e janarit, duke u larguar nga Ballkani. Në 15 paraqitje me Vllaznisë sezonin e kaluar në Superiore, sulmuesi ganez shënoi vetëm një gol.
Poll