
Elvis Prençi.
Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme për javën e parë, përfundoi në barazim. Kjo ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Korçës u mbyll 1-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e RTSH ka folur kapiteni dhe autori i golit për Skënderbeut, Elvis Prençi.
“Nuk kishim debate gjatë lojës, por ishte një komunikim për pasiguritë në mbrojtje. Mund të kishim bërë një ndryshim me 3 në mbrojtje, por nuk po na rrezikonte shumë Elbasani. Rasti i golit ishte një vendosje e gabuar e linjës në tërësi, jo e individit. Por tani që jemi të qetë mendoj se mund të ishim vendosur edhe me 3 mbrojtës”, u shpreh Prençi.
Poll